EKONOMIA E TË IKURVE
Zakonisht prurjet nga emigracioni shihen si faktor pozitiv në ekonominë shqiptare - qoftë dërgesat në para familjeve, qoftë eurot dhe dollarët që shpenzojnë emigrantët kur kthehen me pushime në atdhe.
Po a është vërtet kështu?
A i ka të qëndrueshme bazat miti për emigrantët që po e shpëtojnë Shqipërinë?
Unë nuk jam ekonomist, por besoj se mund t’i sjell dy-tri argumente për të provuar të kundërtën.
Emigracioni gjatë viteve 1990 largoi prej Shqipërisë ndoshta pjesën më produktive të popullsisë – dhe jo vetëm në sferën intelektuale, ose të punës mendore. Shumë prej atyre që e ndienin veten të zotët për të punuar, ikën të punojnë gjetiu, pse ishin të bindur se puna në Shqipëri nuk do t’ua shpërblente dot mundimin.
Ndër ata që mbetën, po të përjashtoj atdhetarët ose të tjerë që kishin arsye objektive për të mos u larguar, kishte edhe një numër të madh lojëtarësh, ose njerëzish që nuk e kishin mendjen aq […]
Original post by Xha Xhai